Gjatë ditës së sotme Dogana e Kosovës ka realizuar një aksion në një mobilshop.
Sipas burimeve të Indeksonline, pas disa informacioneve të qytetarëve dogana ka realizuar një aksion në mobilshopin “Te Fita”, ku janë konfisuar telefona pa dokumenta me dyshime në cilësi.
Dyshohet se janë konfiskuar 28 telefona me vlerë mbi 15 mijë euro.
Ndërsa Dogana e Kosovës inkurajon qytetarët që ti raportojnë të gjitha rastet kur ka mallëra të dyshuara për kontrabandë.