Njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, Drilon Gashi beson se shembulli i Traktati për Lumin Columbia mes ShBA-së dhe Kanadasë për fizibilitetin e Ujmanit nuk do të funksionojë, pasi sipas tij, ato dy vende janë shtete miqësore, ndryshe nga marrëdheniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai në emisionin ‘Frontal’ në T7 thotë se deklaratat se ‘nuk do të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit’ janë të padobishme.
“Unë besoj që kryeministri do ta lexojë shpejt, por edhe mund ta ketë lexuar. Do të ishte më pozitive të merrej me raportin, dhe duhet të studiohej nga ana e Qeverisë. Raportet Kosovë- SHBA vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme, nuk mendoj që deklartatat e tilla( se nuk do të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit) janë të padobishme, sa i përket marrëveshjes Qeveria më shumë duhet të bëjë zbatimin e atyre pikave dhe më pak të komentojë marrëveshjen në tërsi”, tha Gashi.