Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës njofton se dy të arrestuarit të moshave 20 dhe 24-vjeç dyshohet se me anë të përdorimit të forcës kanë depërtuar brenda një shtëpie dhe kanë vjedhur gjësende me vlerë si armë, parfume, bizhuteri, ora e atlete.
“Nga këta dy të dyshuar janë sekuestruar si dëshmi materiale qe ndërlidhen me këtë rast: Pistoletë dhe pushkë e gjuetisë te vjedhura, një hekur për hekurosje, katër parfume, një ore për meshkuj e markës ,,Michael korse’’ si dhe disa bizhuteri për femra si dhe një pale patika te markës ,,LOUIS VUITTON’’ .
Vlen te cekët se armët e zjarrit nga te dyshuarit i ka blere i dyshuari R. Sh. (2002)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë dhe me urdhër të prokurorit ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.
“Lidhur me ecurinë e zhvillimit te hetimeve për këto dy raste ne stacion policor ka prezantuar edhe prokurori për krime te renda i cili dy te dyshuarve B. K. dhe F. Sh. ju caktoi masën e ndalimit për 48 ore për dy veprat penale “vjedhje te renda”, ndërsa te dyshuarin R. Sh. (2002) ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 ore për veprën penale “Pranimi i mallrave te vjedhur”. Rastet në koordinim me prokurorin e shtetit po hetohen veç e veç”, njofton më tej Policia.