“Kosova në KiE mund të hyjë në minutën e fundit” – Gjermania kërkon guxim nga Kurti

“Kosova në KiE mund të hyjë në minutën e fundit” – Gjermania kërkon guxim nga Kurti

Ndonëse iu premtua se nuk do të kishte më kushte për anëtarësimin e Kosovës në KiE, BE sërish e ‘tradhtoi’ vendin tonë. Mbi këtë procedurë po nxitohet që ti merret sa më shumë Kosovës në procesin e gjatë dhe të mundimshëm mes saj dhe Serbisë, ndërkohë që kjo e fundit nga ana e saj nuk ka bërë pothuaj asgjë.

Madje Serbia të gjithë e pranojnë që edhe ka minuar procesin e dialogut dhe shkelur marrëveshjet për të mos penguar anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare apo në procesin e njohjes. 

Rreth kësaj çështje ka folur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ku tha se sa më shpejt duhet të merret një vendim i guximshëm nga ana e qeverisë, aq më të mëdha janë shanset për të pasur një votë.

Tutje shtoi se nëse pranimi i Kosovës në KiE do të ndodh, do të ishte suksesi më i madh i politikës së jashtme të Kosovës që prej një dekade.

“Ju mund të vendosni diçka në rendin e ditës në një periudhë shumë të shkurtër. Megjithatë, sa më shpejt të merret një vendim i guximshëm nga ana e qeverisë, aq më të mëdha janë shanset për të pasur një votë dhe për të pasur një shumicë të sigurt, sepse në politikë duhet të bindësh edhe vendet skeptike. Dhe më kujtohet viti i kaluar kur Gjermania bëri shumë lobim në emër të Kosovës për t’u siguruar që ky aplikim i Kosovës të kalojë në asamblenë parlamentare, sepse për këtë duhej edhe shumicë. Dhe ne manovruam të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës në atë kohë. Pra, argumenti im është që unë si ambasador transmetoj qëndrimet e qeverisë gjermane, shpjegoj qëndrimet. Dhe në këtë drejtim, nga partnerët më të afërt të Kosovës ka pritshmëri se çfarë duhet të bëjë Kosova për ta shndërruar këtë në një sukses. Dhe do të përsëris, mendoj se do të ishte suksesi më i madh i politikës së jashtme të Kosovës që prej një dekade. Dhe, e dini, nuk do të doja asgjë më shumë se sa ta shihja Kosovën në Këshillin e Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai për A2CNN.

Related Articles