Rruga “Bedrush Çollaku” në Matiqan frekuentohet shumë nga veturat të cilat sa herë kalojnë andej pari shoferët bëhen pishman, kjo për faktin që gropat dhe plasaritjet e rrugës po i shkatërrojnë makinat.
Vozitësit, por edhe banorët e Matiqanit kërkojnë që Komuna e Prishtinës të këndellet përsa i përket vendimit për rregullimin e kësaj rruge, ani se janë të bindur që kjo nuk do të ndodhë shpejt.
E nga komuna po premtojnë zgjidhje, por jo të menjëherëshme. Drejtori për Investime Kapitale, Krenar Xhaferi tha se duhen kryer disa pune tjera për t’i ardhur radha rrugës “Bedrush Çollaku”.