Ky është serbi i arrestuar për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, kërkohet paraburgimi i tij

Ky është serbi i arrestuar për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, kërkohet paraburgimi i tij

Prokuroria Speciale ka arrestuar një person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.

Sinjali mëson se personi i arrestuar serb për këto vepra është Slobodan Miletiq.

Gjithashtu, ndaj të arrestuarit, Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura.

Serbi i arrestuar dyshohet për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

Kujtojmë se në maj të vitit të kaluar, marrja e mandatit nga kryetarët shqiptarë në veri u përcoll me protesta të banorëve lokalë, që kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, kur protestuesit dhe pjesëtarët e KFOR-it, u përleshën.

Related Articles