Administrata Biden po i ofron Izraelit “ndihmë të vlefshme” në një përpjekje për të shmangur një pushtim të plotë izraelit të Rafahut, sipas një raporti të Washington Post.
Oferta e ShBA-së përfshin inteligjencë të ndjeshme për të ndihmuar ushtrinë izraelite të gjejë liderët e Hamasit dhe tunelet e fshehura të grupit, thotë raporti.
Kjo në këmbim që Izraeli të frenojë operacionin e tij të planifikuar ushtarak në qytetin më jugor të Gazës, shkruan The Guardian.