Sveçla lundron në Ujman: Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme

Sveçla lundron në Ujman: Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ditën e diel e ka shfrytëzuar për t’u relaksuar.

Ai sot ka lundruar në ujërat e Ujmanit.

Sveçla tha se “vendi gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë”.

“Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin”, tha Sveçla.

Related Articles