Pamje të dhimbshme nga evakuimet në Ukrainë mes bombardimeve dhe frikës nga ripushtimi

Pamje të dhimbshme nga evakuimet në Ukrainë mes bombardimeve dhe frikës nga ripushtimi

Rusia ka nisur bombardimin e kufirit të rajonit të Harkivit, më 10 maj, dhe ka filluar një ofensivë tokësore në veri. Po zhvillohen beteja të ashpra dhe po kryhen bombardime të vazhdueshme. Kryekomandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskiy, thotë se përpjekjet e trupave ruse për të thyer mbrojtjet ukrainase janë ndalur, por se situata është e vështirë. Luftimet po vazhdojnë në zonat në kufi me Federatën Ruse.

Banorët e Vovçanskut dhe të fshatrave të afërta po përpiqen të largohen nga zona, vetëm ose me ndihmën e vullnetarëve dhe të policisë. Më herët, qyteti i Vovçanskut ishte pushtuar nga trupat ruse, por në vjeshtën e vitit 2022 forcat ukrainase e çliruan rajonin. Tani, forcat ruse po përpiqen ta pushtojnë sërish qytezën ukrainase./REL

Bombardime të vazhdueshme mund të dëgjohen në qytezën e Vovçanskut dhe shumë banorë po përpiqen të ikin sa më parë. Ata thonë se kanë frikë jo vetëm nga bombardimet, por edhe nga ripushtimi prej ushtarëve rusë.

Evakuimi i baniorëve nga Vovçansku dhe fshatrat e afërta, në rajonin e Harkivit, më 12 maj.
Evakuimi i baniorëve nga Vovçansku dhe fshatrat e afërta, në rajonin e Harkivit, më 12 maj.
Jo të gjithë banorët po nguten për t'u larguar. Marusya, banore e Vovçanskut, ka vendosur të qëndrojë, pavarësisht avancimit të ushtrisë së Rusisë. "S'kam ku të shkoj, dhe s'kam askënd që të më presë", tha ajo.
Jo të gjithë banorët po nguten për t’u larguar. Marusya, banore e Vovçanskut, ka vendosur të qëndrojë, pavarësisht avancimit të ushtrisë së Rusisë.

“S’kam ku të shkoj, dhe s’kam askënd që të më presë”, tha ajo.
Një grua e moshuar duke qarë para evakuimit nga qyteza. "Çfarë po bëjnë ata?", pyeti ajo, teksa zhurma e artilerisë dëgjohej në largësi.
Një grua e moshuar duke qarë para evakuimit nga qyteza. “Çfarë po bëjnë ata?”, pyeti ajo, teksa zhurma e artilerisë dëgjohej në largësi.
E moshuara ukrainase duke hipur në një automjet për evakuim.
E moshuara ukrainase duke hipur në një automjet për evakuim.
Alla dhe nëna e saj brenda një minibusi, në pritje për t'u evakuuar. Alla tha se shpreson të kthehet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.
Alla dhe nëna e saj brenda një minibusi, në pritje për t’u evakuuar.

Alla tha se shpreson të kthehet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.
Edhe kafshët shtëpiake, sikurse ky qen, prisnin të evakuoeshin nga Vovçansku.
Edhe kafshët shtëpiake, sikurse ky qen, prisnin të evakuoeshin nga Vovçansku.
Dy ukrainase duke qarë para evakuimit.
Dy ukrainase duke qarë para evakuimit.
Kjo familje u evakuua nga fshati Sinelnikove, pranë Vovçanskut. Gruaja tha se i kanë mbijetuar pushtimit rus dhe i kujtojnë tmerret e tij. E brengosur për fëmijët e saj, ajo tha se ka vendosur të ikin nga shtëpia e tyre.

Një grua duke qarë brenda një autobusi.
Një grua duke qarë brenda një autobusi.

Related Articles