Patriarku serb: Herët a vonë, do të hyjmë në Patriarkanën e Pejës

Patriarku serb: Herët a vonë, do të hyjmë në Patriarkanën e Pejës

Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe ka filluar me liturgji në tempullin e Shën Savës në Vraçar në vend të Patriarkanës së Pejës siç ishte planifikuar, me mesazhin se një ditë do të hapen dyert e këtij manastiri në Kosovë për të dhe kreun e Kishës, si dhe të gjithë njerëzit me vullnet të mirë.

“Duhej ta kryenim liturgjinë sot në Patriarkanën e Shenjtë të Pejës, por autoritetet aktuale në Prishtinë na e ndaluan hyrjen dhe na mbyllën dyert”, ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porftije, i cili ka shërbyer liturgjinë me peshkopë dhe mitropolitët nga Serbia dhe diaspora.

Ai ka pretenduar se “çdo gjë ndodh sipas planit të Zotit dhe se çdo fitore është e Zotit”.

“Prandaj jemi të sigurt se me vullnetin e Zotit dyert e Patriarkanës së Pejës do të hapen herët a vonë jo vetëm për ne, por për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, ka thënë patriarku serb.

Ai gjithashtu ka thënë  se kryepeshkopët janë mbledhur për të bërë gjithçka për “shpëtimin e popullit të Zotit” në dashuri, unitet dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

“Lutjet tuaja janë të mirëseardhura dhe të nevojshme që ky Kuvend, si të gjithë të deri tani, të kalojë në paqe dhe dashuri”, u tha Patriarku Porfirije të tubuarve në hapjen ceremoniale të Kuvendit, e cila do të pasohet nga pjesa punuese e seancës në Kishën e Shën Savës.

Related Articles