Ekipit serb teatral i ndalohet hyrja në Kosovë

Ekipit serb teatral i ndalohet hyrja në Kosovë

Ekipit serb të shfaqjes ”Libri i Milutinit”, i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës.

Kështu raportojnë mediat serbe sipas një njoftimi të Teatrit ”Zvezdara”, për të cilën ekip thuhet se iu ndalua kalimi i kufirit, për të realizuar shfaqje në Mitrovicë dhe Leposaviq.

“Temat që i kishin planifikuar në kuadër të vizitës së paralajmëruar në Mitrovicë dhe Leposaviq nuk do të shfaqen. Pas ndalimit të djeshëm të Patriarkut Porfiri për hyrje në Kosovë, sot u ndalua edhe një shfaqje”.

”Pas një sërë ndalesash, duke filluar nga ato politike, ekonomike, ndalesat fetare dhe të tjera, radha është edhe kultura, çdo gjë që ka shenjë të serbishtes është e ndaluar”, thuhet në deklaratën e teatrit të Beogradit.

Related Articles