Mustafa: Kurti duhet të japë dorëheqje, pastaj zgjedhjet

Mustafa: Kurti duhet të japë dorëheqje, pastaj zgjedhjet

Besian Mustafa, zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se në takimin e rregullt me kryetarët e degëve të LDK-së është diskutuar për përgatitje për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, për përgatitjet operacionale e logjistike.

Ai më tej tha se u diskutua për përpilimin e listave të komisionarëve, të vëzhguesve, për listën përfundimtare edhe të deputetëve, me propozimet nga degët.

“LDK është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje të parakohshme dhe ka angazhuar të gjitha resurset për zgjedhjet kurdo që vijnë”, deklaroi Mustafa në një konferencë për media.

Ai, më tej, kritikoi qeverinë aktuale në qeverisjen e saj.

“Kjo qeveri pas dështimeve të shumta, më në fund duhet të japë dorëheqje për të dhënë përgjegjësi për dështimet e saj ”, tha Mustafa, teksa shtoi se së pari kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje e pastaj të shpërbehet Kuvendi për të shkuar në zgjedhje. /RTK

Related Articles