Ukrainë: Evakuohen mbi 7 mijë njerëz nga rajoni i Kharkiv

Ukrainë: Evakuohen mbi 7 mijë njerëz nga rajoni i Kharkiv

Ka arritur mbi 7 mijë numri i të evakuuarve nga rajoni i Kharkiv, në Ukrainë.

Një gjë të tillë e bëri të ditur sot kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv, Oleh Syniehubov.

Sipas raportimit të CNN, rajoni Sumy, i cili kufizohet me rajonin e Kharkiv, ka urdhëruar gjithashtu një “evakuim vullnetar” për disa qytete ku sulmet janë shtuar, sipas administratës ushtarake të rajonit.

Përmes një deklaratë në Telegram, administrata ushtarake rajonale e Sumy theksoi se njerëzit në Bilopillia dhe Vorozhba po inkurajohen të evakuohen, veçanërisht familjet dhe fëmijët.

“Ky nuk është një evakuim i detyruar, por një evakuim i hershëm vullnetar nga ato vendbanime ku numri i sulmeve është rritur ndjeshëm”, tha të martën kreu i administratës ushtarake të rajonit, Volodymyr Artuikh.

Related Articles