Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë përveç dëmeve të shumta, po shkaktohen edhe viktima të shumta.
Një rast i tillë ka ndodh edhe sonte në Gjakovë, konkretisht në rrugën “Bardhyl Qaushi”, ku një veturë ka goditur një baba me dy fëmijët e tij, njëri 9-vjeçar dhe tjetri 12-vjeçar.
Gazeta Sinjali mëson se tre viktimat, babai me dy fëmijët janë dërguar për trajtim mjekësor, por më pas janë liruar, pasi fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime të rënda.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Trafikut Rajonal në Gjakovë, e cila ka njoftuar se i dyshuari për rastin është liruar.
“I dyshuari është shoqëruar në stacion dhe pas përfundimit të procedurave është liruar”, thuhet në njoftim