“Ka ende një rrugë të mirë për Kosovën para anëtarësimit në Këshillin e Evropës”

“Ka ende një rrugë të mirë për Kosovën para anëtarësimit në Këshillin e Evropës”

Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka thënë se ende ekziston një rrugë e mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Knaus theksoi se kjo kërkon lidership dhe që të zbatohen të gjitha standardet e Këshillit të Evropës për të gjitha shtetet anëtare.

“Përkundër disa raporteve pesimiste, ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës së shpejti. Kjo kërkon lidership, ashtu siç kërkon çdo përparim në politikë. Dhe një referencë të qartë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës që zbatohen për të gjitha shtetet anëtare. As më shumë, as më pak. Mundësi për një përparim në raportin e ri të Iniciativës Evropiane për Stabilitetit më vonë gjatë ditës së sotme”, ka shkuar në X.

Kreu i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, i kishte reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ai kishte deklaruar se do të ishte fiasko diplomatike bllokimi i anëtarësimit të Kosovës.

Knaus kishte pyetur se “përse t’i besohet drejtësisë së anëtarëve të BE-së, pavarësisht meritave?”.

Postimi i plotë:

Related Articles