Erdogan: Netanyahu do të vdesë në burg si Mladiqi

Erdogan: Netanyahu do të vdesë në burg si Mladiqi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është i destinuar të vdesë në burg si Ratko Mlladiqi, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës.

“Herët a vonë kasapi i Gazës, Benjamin Netanyahu dhe ata që po marrin pjesë në gjenocidin në Gaza do të kenë të njejtin fund,” tha Erdogan, gjatë një fjalimi, pasi theksoi se ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës që do të vdesin gjithashtu në burg.

Ratko Mladiqi, u akizua në vitin 1995 së bashku me udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Ratko Mlladiqi u akuzua për vrasjen e mbi 8 mijë të rinjve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të mëdha në Europë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Ai ishte përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civilë.

Related Articles