Haziri: Osmani e Kurti po i vendosin interesat e tyre personale para atyre shtetërore

Haziri: Osmani e Kurti po i vendosin interesat e tyre personale para atyre shtetërore

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, po i vendosin interesat e tyre para atyre shtetërore.

Haziri tha se kjo po ndodh, në vend se Kosova të anëtarësohej në Këshill të Evropës në një kohë kur Serbisë në OKB pritet t’i vendoset vula e gjenocidit përgjithmonë.

“Presidentja sot dhe kryeministri dje, në luftë për beteja të vogla politike, por s’po shohin se ne po e humbin luftën”, tha ai.

Related Articles