Detaje të reja: Kryeministri i Sllovakisë është plagosur në bark dhe krah, është në gjendje të rëndë

Detaje të reja: Kryeministri i Sllovakisë është plagosur në bark dhe krah, është në gjendje të rëndë

Sipas raportimeve, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur, përcjellë Sinjali.

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislava, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3, raporton SkyNews.

Një i dyshuar është arrestuar për rastin dhe se Fico ndodhet në spital për trajtim.

Sipas të dhënave të fundit nga mediat sllovake, thuhet se kryeministri Fico është qëlluar në bark dhe krah dhe është në gjendje të rëndë.

The Prime Minister of #Slovakia has been wounded in the abdomen and arm. His life is not in danger. He is currently scheduled for surgery, reports Plus JEDEN DEŇ. pic.twitter.com/A1hfEN1Jh1— RRN (@RRNmedia)May 15, 2024

Ngjarja ndodhi para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.

Related Articles