“Ose drejtësi ose kanun”, 39-vjeçari në Gjilan kërcënon pasi gjyqtari mbyll seancën, Policia e arreston

“Ose drejtësi ose kanun”, 39-vjeçari në Gjilan kërcënon pasi gjyqtari mbyll seancën, Policia e arreston

Një rast i “Kanosjes” ka ndodhur dje në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Sinjali mëson se pasi ka përfunduar një seancë gjyqësore, plasi sherri kur një person që ndodhej në sallë u ngrit në këmbë dhe nisi me kërcënime.

I revoltuar për mbarimin e seancës, i dyshuari teksa ka goditur tavolinën, ndër të tjera ka thënë se rasti që po gjykohet do të kryhet “ose me drejtësi ose me kanun”.

Të njëjtat burime thonë se zyrtarët policorë që ndodheshin në sallë e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

Related Articles