Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se së bashku me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Maqedonci potencoi se kjo marrëveshje që do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona
“Kjo marrëveshje që do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, përfshin koordinimin për mbështetjen e integrimit në të Republikës së Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera”, shkroi Maqedonci.
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës thuhet se është mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.