Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar sonte në Pressing foli për letrën e ministres Gërvalla e cila ia dërgoi Këshillit të Evropës (KiE), ku e njoftoi për qëllimet e Qeverisë për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Këto zhvillime Ahmeti i quajti “të budallakfta”.
“Zhvillime të budallakafta sa të duash. Kanë dërgu letër tre krerët e institucioneve dhe me përmbajtjen e njejtë dërgon letër edhe Ministrja e Punëve të Jashtme duke pritë çka? Dmth pse është fjala e saj më e fortë sesa fjala e kryeministrit, ata kanë thënë kemi me bo Asociacionin pas…Prej fillimit e dijmë që Asociacioni është kusht, qa është ma e keqja kjo s’ka me qenë kusht vetëm për Këshillin e Evropës, por në secilin send që janë të përfshirë Gjermania e Franca kanë me ta qit si kusht”, tha Ahmeti në Pressing
“Ka me qenë për çkado që është si formale kanë më kerku si kusht”, shtoi ai.