Aksident në Athinë, vdes 22-vjeçari shqiptar

Aksident në Athinë, vdes 22-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar.

Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63 vjeçar grek.

Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, shkruan TopChannel.

Related Articles