Xavi pranë shkarkimit nga Barça, mësohen edhe arsyet

Xavi pranë shkarkimit nga Barça, mësohen edhe arsyet

Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm, ka raportuar të premten “RAC1”.

Barcelona dje mposhti 2:0 në udhëtim Almerian dhe u kthye në vendin e dytë në tabelë, por presidenti Joan Laporta ka vendosur ta shkarkojë Xavin në ditët në vijim pasi “është i zhgënjyer për dy arsye”.

Para ndeshjes me Almerian, në konferencë për shtyp, trajneri spanjoll s’pati fjalim optimist. Ai e pranoi se do të jetë e vështirë të konkurrohet me Real Madridin dhe ekipet e tjera të mëdha të Evropës për shkak të situatës së vështirë financiare në të cilën është Barcelona.

Kjo deklaratë e Xavit, siç raporton mediumi spanjoll, është krejtësisht e ndryshme prej asaj që trajneri e ka dhënë në shtëpinë e Laportas para tre jave kur u vendos për qëndrim në krye të Barcelonës për së paku edhe një sezon tjetër.

Arsyeja e dytë është se klubi konsideron që ka bërë përpjekje për të nënshkruar me lojtarë të rëndësishëm dhe Xavi nuk ka përfituar nga kjo.

Tre muaj më herët, Xavi kishte njoftuar se do të largohej nga Barcelona. Por pak javë më parë, u bind të qëndrojë. Megjithatë, duket se aventura me Barçën që nga viti 2021 do të marrë fund këtë verë. Ka fituar La Ligan një herë gjatë kësaj periudhe. 

Related Articles