Kurti i uron miqtë norvegjezë për ditën e kushtetutës

Kurti i uron miqtë norvegjezë për ditën e kushtetutës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Norvegjinë me rastin e Ditës së Kushtetutës, e cila atje shënohet si festë kombëtar.

Kurti tha se Kosova e vlerëson miqësinë e fortë që e ka me Norvegjinë dhe feston historinë dhe kulturën e pasur norvegjeze.

“Urime Norvegjisë për festën kombëtare. Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh urimet tona më të ngrohta qeverisë norvegjeze dhe popullit të saj. Vendi ynë vlerëson miqësinë tonë të fortë dhe feston historinë dhe kulturën e pasur norvegjeze”, shkroi Kurti.

Related Articles