Kryeministri grek: Qeveria e Shkupit duhet të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut

Kryeministri grek: Qeveria e Shkupit duhet të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se presidentja e zgjedhur në Maqedoninë e Veriut nuk mund të provokojë me emrin, pasi duhet të zbatojë Marrëveshjen e Prespës.

“Dua t’i dërgoj një mesazh paralajmërues qeverisë së re, të respektojë dispozitën qendrore të Marrëveshjes së Prespës, të përdorë emrin e Maqedonisë së Veriut, përndryshe do të krijojë problem jo vetëm në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe mes Evropës dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Mitsotakis.

Ndër të tjera kryeministri grek thekson se që Maqedonia të vazhdojë drejt rrugës evropiane duhet t’i përmbahet marrëveshjes me Greqinë.

“Ne nuk do t’i ratifikojmë memorandumet,” tha ai, duke thënë se qeveria e kishte parë prej kohësh retorikën e OBRM-PDUKM-së. “Më duket e paimagjinueshme që po vjen tani SYRIZA” dhe flasin për memorandumet. Së dyti, që Maqedonia e Veriut të ketë perspektivë evropiane, duhet të ketë respektim të plotë me Marrëveshjen e Prespës”, tha Mitsotakis.

Related Articles