Pas një takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetari të PDK-së, Memli Krasniqi, para disa ditës janë shtuar zërat se mund të ketë zgjedhje të parakohshme.
Por, ndonëse të gjitha dëshirojnë zgjedhje, vetë opozita nuk është e njëzëri si të shkohet në zgjedhje. PDK-ja dëshiron shpërndarje të Kuvendit, e LDK-ja e AAK-ja kërkojnë dorëheqjen e Kurtit.
Rreth mundësisë për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe koalicioneve të mundshme para/pas zgjedhjeve ka folur në “FIVE” të Dukagjinit i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas deklarimeve të Haradinaj, duket se ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes ka vija të kuqë që një kohë.
“Ka një kohë që evitojë përshëndetjet me Kurtin, edhe dorën me ia dhënë. Për shkak se mendoj që e ka mbush kupën me dëmet që i ka bërë vendit. Është një mashtrues ordiner. Respektoj shumë kode (të sjelljes) po vjen një moment që duhet me u nda prej të keqes, kudo që e bon, qoftë fëmija jot, qoftë familja jote qoftë edhe kryeministri. Kryeministri të kija që i ka bërë Kosovës në gjashtë muaj e fundit janë shumë të mëdha të rrezikshme. Dikush duhet të ketë guximin”, ka thënë Haradinaj.
Hardinaj thekson se Kurti i ka dhënë “një fitore” Serbisë e Rusisë e i ka bërë dëme shumë të mëdha vendit gjatë 6 muajve të fundit.
“Shkalla e mosbesimi që kanë aleatët në këtë gjashtë muaj është rritë enorm. Rreziqet që po ia shkakton populli të vet janë të mëdha. Ky ia dha një fitore me dy duart Vuçiqit dhe Putinit. E humbi Këshillin e Evropës të fituar… ky njeri nuk e meriton si palë, nuk mund me ulë përballë këtij njeri që i bën të gjitha këto të këqija vendit. Më falni.
Nëse dëshiron me i ndhimu vendit nëse ka pak vetëdije, nëse e ka kuptuar që i ka bërë dëme vendit le t’ia kthen mandatin Kuvendit, mos të na thirr kafeve. Ky e kritikonte ‘Zani Barin’, kafet e xhipat… atëherë pse po i thirr njerëzit kafeve. Kjo është dobësim i jetës institucionale”, ka shtuar Haradinaj.