Tre persona janë plagosur sot në Pejë, derisa i dyshuari për rastin është në kërkim.
Të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e momentit të plagosjes nga faqja “Deçani”.
Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.
Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, tha prokurori Qavolli.
“Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Qavolli.