Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është duke u munduar që të ofrojë argumente kundër Rezolutës së paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën.
Vuçiq ka thënë se një Rezolutë e tillë s’flet fare për individët që kanë kryer krime në Srebrenicë, por se e njëjta flet “në përgjithësi”.
“Pse ky shembull?”, ka pyetur Vucic.
Ai tutje i është drejtuar me ton të vrazhdë përfaqësueses së Gjermanisë, duke e pyetur se pse e kanë “përgatitur fshehur Rezolutën”
“Është folur për pajtimin. A sejll kjo Rezolutë pajtim, që të mos përmendet këtu. A sjell pajtim në rajon, jo aspak. I bëj pyetje përfaqësues së Gjermanisë, pse u fshehen në përgatitjen e rezolutës, pse s’pati gjithëpërfshirje ”, ka thënë Vuçiq.
Ai tutje ka thënë se kur ishte përgatitur për Ruandën, kishte pasur gjithëpërfshirje.