Hapja e dy qendrave për pritjen e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër më 20 maj, ashtu siç ishte parashikuar në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, është shtyrë për shkak se punimet nuk kanë përfunduar.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazetën italiane ‘La Repubblica’, në lidhje me shtyrjen e hapjes së qendrave është shprehur se kjo i përket shtetit italian. Megjithatë ai tha se për pak muaj ato do të jenë gati, po u shpreh skeptik për funksionimin efikas të tyre
‘Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë. Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë! Por problemi do të jetë funksionimi i tij! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhoni 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?’, u shpreh Rama, transmeton tvklan.