Një aksident që përfundoi tragjikisht për ngasësin e motoçikletës ka ndodh para pak kohësh në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se vdekjen e shoferit të motorit e ka konfirmuar stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçikletë.
Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.
Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.