Tre meshkuj kosovarë janë arrestuar në Klinë, pasit të njëjtit kanë goditur me veturën e tyre një veturë tjetër (taxi) në lëvizje, në të cilën ndodheshin shoferi dhe dy meshkuj me një femër tjetër, raporton Gazeta Enigma.
Pas aksidentit të qëllimshëm, tre personat e dyshuar po ashtu kanë sulmuar tre personat tjerë që ndodheshin në veturë, duke i shkaktuar lëndime.
Me vendim të prokurorit, tre sulmuesit janë dërguar në mbajtje.
“Klinë / 27.05.2024-21:18. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se me veturën e tyre fillimisht kanë sulmuar-aksidentuar veturën-taxi të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, në të cilën ndodhin edhe tre viktimat, dy meshkuj dhe një femër kosovarë. Dyshohet se të dyshuarit kanë sulmuar edhe fizikisht viktimat dhe si pasojë viktima-drejtuesi i veturës ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, (tre) të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policië. /Gazeta Enigma