Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, identifikohen organizatori dhe 4 të dyshuar të tjerë

Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, identifikohen organizatori dhe 4 të dyshuar të tjerë

Policia ka shpërndarë fotot e autorëve të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi dhe emrat e tyre.

Ata janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia. Drejtori i Policisë së Tiranës në një konferencë për median tha se avokati u dhunua për shkak të detyrës. 

Ndërkohë, njëri prej autorëve është vetëdorëzuar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.

Related Articles