Mbappe: Klubi im i ri do të zyrtarizohet së shpejtë, është çështje ditës

Mbappe: Klubi im i ri do të zyrtarizohet së shpejtë, është çështje ditës

Kylian Mbappe dhe zyrtarisht është përshëndetur me klubin e Parisit me të përfunduar sezonin në Ligue.

Mbappe po largohet nga Parisi si transfer i lirë dhe ai është i lidhur me një kalim te skuadra spanjolle, Real Madrid.

Mbappe ka folur për CNN ku tha se klubi i tij i ri do të zyrtarizohet së shpejti dhe është çështje ditësh kjo që tifozët po presin.

“Klubi im i radhës do të zyrtarizohet së shpejti, është çështje ditësh. Mezi e pres këtë, jam i lumtur. Duhet të presim vetëm disa ditë”, tha sulmuesi francez.

Me shumë gjasë klubi i tij i ri do të jetë Reali, pasi e kërkon francezin prej kohesh, por nuk duhet harruar edhe për ndonjë befasi të mundshme.

Related Articles