Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë, ndërsa atje do të pritet nga presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan.
Mirëpritja e Kurtit nga Erdogani do të bëhet në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara.
Shefi i qeverisë kosovare, është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.
Pas takimit me presidentin turk, Kurti do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
“Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, thuhet gjithashtu në kumtesë.