Ronaldo çuditë të gjithë me veprimin e tij kur po ekzekutoheshin penalltitë

Ronaldo çuditë të gjithë me veprimin e tij kur po ekzekutoheshin penalltitë

Al-Nassr e ka humbur finalen e Kupës së Arabisë Saudite përballë Al-Hilal.

Triumfues në finale doli Al-Hilal, vetëm pas penalltive, me rezultatin pas 120 minutave që ishte i barabartë 1-1.

Mirëpo, më shumë se festa e Al-Hilal, në sy ra gjendja e Cristiano Ronaldos pas ndeshjes.

Portugezi 39-vjeçar nuk mund t’i ndalte lotët për asnjë sekond, derisa ai po merrte rrugën për në zhveshtore.

Ronaldo gjithashtu u kap nga kamerat në stadiumin duke u lutur dhe falur në të njëjtën kohë kur penalltitë po ekzekutoheshin.

Momenti i tij ka bërë xhiron e botës dhe po komentohet nga shumë tifozë në mbarë botën.

VIDEO

Related Articles