Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, u ka bërë thirrje qytetarëve të Bujanocit dhe Preshevës që të dalin masivisht në zgjedhjet për këshillat komunalë, ku do të ketë pjesëmarrje edhe nga partitë shqiptare, njofton Gazeta Enigma.
“Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!”, shkroi Hasani në një postim në rrjetin social X. /Gazeta Enigma