Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot gjatë ditës në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke përfunduar kështu në QKUK ku edhe ka ndrruar jetë.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës – i cili është pensionuar në janar.
Djali i tij po dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës, duke e qëlluar veten në kokë me armën zyrtare të babait.
Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali nga stafi mjekësor – djali ka ndërruar jetë.
Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.