Është aksidentuar për vdekje një minator në Bulqizë.
Policia ka bërë të ditur se është duke punuar për zbardhjen e këtij rasti.
“Rreth orës 11.30, shtetasi me iniciale Z.M. u dërgua në spital pa shenja jete. Policia njofton se po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes”, njoftoi tutje policia.