Voton Nagip Arifi, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit

Voton Nagip Arifi, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka votuar bashkë me familje në zgjedhjet lokale që po mbahen në Luginë, raporton Gazeta “Enigma”.

Arifi ka ftuar qytetarët e Bujanocit që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

“Votoni më të mirin”, tha ai.

Sot në Serbi po zhvillohen zgjedhjet lokale ku mbi 4.2 milionë votues do të zgjedhin këshilltarët komunalë.

Kutive të votimit do të kenë mundësi t’i drejtohen edhe shqiptarët e Luginës.

Partitë politike shqiptare do të garojnë me gjashtë lista në Preshevë dhe katër në Bujanoc.

Related Articles