Ndonëse nuk triumfoi në finalen e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund ka fituar një shumë të konsiderueshme parash.
Humbja e tyre ka bërë që ata me vete të marrin 12.9 milionë euro si finalisti i dytë.
Ndërkaq Real Madridi ka fituar 17.2 milionë euro si të parët e kësaj gare.
Dortmundi humbi me rezultat 2-0 në finale ndaj Real Madridit, me golat e shënuar nga Dani Carvajal dhe Vinicius Junior. /Gazeta Enigma