Flet Pjetër Gocaj, babai i Xhovani Gocajt dhe Edmond Gocjat, dy vëllezërit që mbetën të vrarë pas përplasjes me armë pak pas mesnate në Velipojë.
Pjetër Gocaj u shpreh se i është fikur dera e shtëpisë dhe nuk ia don një gjë të tillë askujt.
“Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë me kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos t’i ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezlongje. Më kanë vrarë te dera e shtëpisë, me kane vrare dy djemtë. Çfarë me duhet jeta me. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezlongjet, këtë vit ia kane dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen ato sepse kane qenë pa u ndarë ende, ata kane ardhur dhe na vranë në shtëpi. Uroj mos t’i ndodh me kujt se peshën e rendë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Asgjë nuk dimë. Me kane vrare djemtë”, thotë Gocaj.
Ai theksoi se i kanë vendosur shezlongjet përpara se të bëhej ndarja nga shteti.
“Ne i kemi vendosur shezlongjet përpara se te behej ndarja nga shteti e shezlongjëve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze, i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë te dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodh me askujt”, përfundon ai.