19 plumba ia morën jetën kryebashkiakës, Yolanda Sanchez, një ditë pas zgjedhjes së presidentës së parë grua në Meksisë.
Vrasja e kryetares së bashkisë vjen pas fitores së Sheinbaum, e cila “injektoi” shpresë për ndryshim në një vend të shkatërruar nga dhuna e shfrenuar me bazë gjinore, shkruajnë mediat në Spanjë, transmeton Gazeta Enigma.
Në shtator 2023-tës, emri i kryebashkiakes, Yolanda Sanchez Figueroa bëri shumë jehonë në lajmet në Meksikë kur u njoftua se kryebashkiakja ishte rrëmbyer.
Tre ditë më vonë ajo ishte liruar.
Yolanda Sanchez Figueroa, ishte anëtare e Partisë së Veprimit Kombëtar (PAN) , ajo u bë gruaja e parë që mori presidencën komunale të Cotija, Michoacan, pasi fitoi zgjedhjet e qershorit 2021, duke tejkaluar kundërshtarin e saj kryesor të Lëvizjes Kombëtare. Morena), i cila arriti në 1833 vota. /Gazeta Enigma