Partneri më i madh i koalicionit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se do të mbështeste një marrëveshje të mundshme për lirimin e pengjeve nga robëria e Hamasit edhe nëse kjo përfshin një rishikim të strategjisë së luftës së Izraelit në Gaza.
Deklarata e Shas, një parti ultra-ortodokse hebreje që mban 11 nga 120 vendet e parlamentit, pasoi komentet e ngjashme të hënën nga Yitzhak Goldknopf, kreu i partisë së dytë të tillë në koalicion, Judaizmi i Torës së Bashkuar, i cili ka shtatë vende.
“Qëndrimi ynë është se nuk ka asgjë më të madhe se vlera e jetës dhe urdhërimi për të shëlbuar robërit, sepse jeta e tyre përballet me një rrezik real dhe aktual”, tha në një deklaratë Goldknopf, ministri i strehimit i Izraelit.
Në mënyrë të ngjashme duke përmendur një detyrim fetar, Shas u zotua për “mbështetje të plotë” për propozimin.
Ai inkurajoi Netanyahun dhe kabinetin e tij të luftës që të “përballojnë të gjitha presionet për përfundimin e kthimit të pengjeve”, shkruan Reuters.