Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Mjedisit, përmes një video ka thënë se sfidat për një mjedis të pastër janë të vështira, megjithatë secili ka përgjegjësi për të ruajtur mjedisin, raporton Gazeta Enigma.
Me pamjet nga bukuritë e Kosovës, nis nga ujëvara e Mirushës, Osmani ka shtuar se çdo ditë është Dita e Mjedisit.
“Ne duhet të veprojmë tani që ta mbrojmë planetin që të gjithë e quajmë shtëpi. Kjo përgjegjësi bie mbi të gjithe ne, individualisht dhe kolektivisht”, tha Osmani.
“Ne të gjithë kemi përgjegjësi për t’i mbrojtur burimet natyrore që mundësojnë jetën”, thotë ndër tjera ajo. / Gazeta Enigma.