Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se si ministri synojnë që çdo qytetar të ketë akses të lehtë dhe të shpejtë në shërbimet shëndetësore, duke njoftuar për shtimin e një shërbimi të ri në Repartin e Syve në Gjakovë.
Vitia tha se në tri vitet e fundit ka pasur investime të shumta në këtë repart.
“Nga sot filloj edhe operimi i kataraktës me metodën moderne të fakoemulsifikimit. Përparësitë e kësaj metode përfshijnë: Vetëm 10-15 minuta – Anestezion lokal, pa dhimbje – Prerje e vogël prej 2.8 mm – Shikim i shkëlqyer pas operimit – Kthim i shpejtë në punë pas disa ditësh”, shkroi ministri në Facebook.
“Personeli shëndetësorë po trajnohet vazhdimisht për të siguruar shërbime cilësore. Kjo direkt ndikon edhe në kursimin e buxhetit familjar, pasi ky shërbim në sektorin privat kushton 600-800 euro”.
“Vazhdojmë me investime e shërbime të reja në spitalet tona publike”, përfundoi Vitia. /Gazeta Enigma