Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur lidhur me arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh në Ferizaj, duke u shprehur i bindur se ka “edhe shumë raste të tjera të ngjashme”.
“E përgëzoj AKI-në për punën e tyre të shkëlqyer, jam i bindur që ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme. Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë nga radhët e shqiptarëve për të vazhduar sfidimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e strukturave tona institucionale”, deklaroi Konjufca.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar të mërkurën Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin, nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe. /Gazeta Enigma