Konfirmohen 26 lojtarët me të cilët Anglia do të kërkojë triumfin në Euro 2024

Konfirmohen 26 lojtarët me të cilët Anglia do të kërkojë triumfin në Euro 2024

Gareth Southgate ka konfirmuar skuadrën e tij prej 26 lojtarësh që do të jenë në EURO 2024, duke larguar disa yje.

Fillimisht u larguan shtatë lojtarë të zgjedhur në listën e gjerë, ku emra si: Jack Grealish, Harry Maguire, James Maddison, Jarell Quansah, Curtis Jones, James Trafford dhe Jarrad Branthwaite nuk do të jenë në aeroplanin për në Gjermani.

Ditët dhe javët e ardhshme do të jenë për skuadrën e plotë të Anglisë.

Anglia të premten, ata do të përballen me ndeshjen e tyre të fundit miqësore me Islandën në Wembley.

Anglia fillon fushatën e saj e nis kundër Serbisë të dielën më 16 qershor në Gelsenkirchen.

Skuadra përfundimtare e Anglisë për Euro 2024

Portierë: Dean Henderson, Jordan Pickford, Aaron Ramsdale.

Mbrojtës: Lewis Dunk, Joe Gomez, Marc Guehi, Ezri Konsa, Luke Shaw, John Stones, Kieran Trippier, Kyle Walker.

Mesfushorët: Trent Alexander-Arnold, Conor Gallagher, Kobbie Mainoo, Declan Rice, Adam Wharton.

Sulmues: Jude Bellingham, Jarrod Bowen, Eberechi Eze, Phil Foden, Anthony Gordon, Harry Kane, Cole Plamer, Bukayo Saka, Ivan Toney, Ollie Watkins.

Related Articles