Kapet i dyshuari për vrasjen e 31-vjeçarit në Dhërmi

Kapet i dyshuari për vrasjen e 31-vjeçarit në Dhërmi

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se më anë të bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, veçanërisht me policinë greke, sipas njoftimit, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i të dyshuarit për vrasjen e 31-vjeçarit në Dhërmi.

Në njoftimin e policisë poashtu thuhet se është sekuestruar edhe automjeti, të cilin i dyshuari e kishte përdorur në këtë ngjarje.

“Falë një sërë informacionesh kyçe të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e autorit të dyshuar, dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, veçanërisht me Policinë greke, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit G. Sh., i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarjeje kriminale”.

“Po si rezultat i veprimeve hetimore, në lagjen nr.4, Sarandë, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i automjetit tip “Audi”,  i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje. Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e shtetasit E. N. dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Related Articles