Shtohen sulmet në Rafah nga forcat izraelite

Shtohen sulmet në Rafah nga forcat izraelite

Ndonëse përpjekjet e ndërmjetësuesve të shumta, në horizont nuk duket askund një armëpushim i mundshëm për luftën në Gaza. Forcat izraelite po sulmojnë Rafahun nga ajri, toka, e madje po përparojnë edhe në drejtim të perëndimit.

Sipas raportimit të fundit të Reuters, banorët kanë thënë se tanket që kanë marrë kontrollin përgjatë vijës kufitare me Egjiptin janë nisur drejt perëndimit dhe qendrës së qytetit jugor, duke plagosur disa banorë të cilët ishin bllokuar brenda shtëpive të tyre.

“Unë mendoj se forcat pushtuese po përpiqen të arrijnë në zonën e plazhit të Rafahut, bastisjet dhe bombardimet gjatë natës ishin taktike”, tha një palestinez.

“Ishte një nga netët më të këqija, disa njerëz u plagosën brenda shtëpive të tyre, përpara se të evakuoheshin këtë mëngjes”, shtoi ai.

Forcat izraelite kanë operuar gjithashtu brenda kampit Al-Bureij në Rripin qendror të Gazës.

Related Articles