Ylli Kosovar, Ermal Krasniqi tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Sparta e Pragës.
Performanca e tij e mirë te Rapidi i Bukureshtit, ua kishte tërhequr vëmendjen skuadrës çeke.
E në prezantimin e 25-vjeçarit ishte edhe Tomas Rosicky, legjenda e futbollit çek njëherit drejtor sportive tek Sparta e Pragës.
Ai tha se në skuadrën e tij mungonte shpejtësia andaj presin Krasniqi do t’i ndihmonte në këtë drejtim.
“Ermalin e sjellim për shkak të tipologjisë së tij. Ai është një lojtar i lëvizshëm, dinamik. Në disa ndeshje, veçanërisht në garat e UEFA-s, ne ndjemë se na mungonte më shumë shpejtësia – dhe Ermali do të na ndihmojë në këtë drejtim” , – tha ai.
Ndryshe, Krasniqi këtë sezon luajti në 34 ndeshje për CFR Cluj dhe Rapid, duke arritur të shënojë në gjashtë prej tyre, shifër së cilës i shtohen edhe pesë asistime vendimtare. /Gazeta Enigma
✍️ POSILA | Do Sparty přestupuje pětadvacetiletý křídelník 𝐄𝐫𝐦𝐚𝐥 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢 🇽🇰 Kosovský reprezentant přichází na Letnou z Rapidu Bukurešť 🇷🇴 #acsparta
➡️ https://t.co/84hDpxuTrU pic.twitter.com/oTtgWKANTL— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) June 7, 2024